Geer dhe Aliu nënshkruan Marrëveshjen për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin “Europa Digjitale”

Maqedonia

Geer dhe Aliu nënshkruan Marrëveshjen për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin “Europa Digjitale”

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 16:29
Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, së bashku me Euroambasadorin David Geer

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, së bashku me Euroambasadorin David Geer, sot në Shkup firmosën Marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e vendit tonë në Programin “Europa Digjitale”.

Në kuadër të Dialogut Rregullues me Ballkanin Perëndimor, më datë 30 qershor 2023, Komisioni Evropian nënshkroi Marrëveshje Аsocimi për Programin “Evropa Digjitale” – me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë.

Bizneset, administrata publike dhe organizatat e këtyre vendeve fqinje do të kenë qasje në fondin prej 7.5 miliardë eurove, për periudhën e viteve 2021-2027.

“Kjo Marrëveshje shënon hap të rëndësishëm në rrugën e digjitalizimit që vendi ynë tashmë ka nisur me hapa të përshpejtuar dhe kjo rrugë do të jetë e pandërprerë deri në digjitalizimin e plotë të proceseve të punës së administratës, duke i respektuar ligjet, standardet dhe strukturat e TIK-ut, gjatë dizanjimit, zbatimit dhe përmirësimit të shërbimeve digjitale.

MSHIA-ja, ka objektiv kryesor plotësimin e standardeve dhe kushteve për të siguruar një të ardhme të sigurt në Bashkimin Evropian. Pikërisht për këtë, aktivitetet lidhur me transformimin digjital të institucioneve publike dhe modernizimi në këtë drejtim është fokusi kryesor i Qeverisë sonë”, tha Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat