Komunikacioi në Maqedoni, në Tabanoc dhe Bogorodicë deri në 30 minuta pritje

Maqedonia

Komunikacioi në Maqedoni, në Tabanoc dhe Bogorodicë deri në 30 minuta pritje

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi, thuhet në njoftimin e Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM).

Ndërkohë qarkullimi nëpër rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat