MPJ Maqedoni: Fabrika për gënjeshtra e OBRM-PDUKM-së vazhdon të përhapë manipulime dhe padurueshmëri

Maqedonia

MPJ Maqedoni: Fabrika për gënjeshtra e OBRM-PDUKM-së vazhdon të përhapë manipulime dhe padurueshmëri

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 17:01
Ministria e Punëve të Jashtme

Nga Ministria e Punëve të Jashtme përmes një kumtese kanë reaguar në lidhje me akuzat e OBRM-PDUKM-sëm duke i cilësuar si të pabaza dhe se paraqesin vazhdimin e serisë së manipulimeve të krijuara në, siç thonë nga MPJ, fabrikën për gënjeshtra të OBRM-PDUKM-së.

“Mjetet nga shitja e përbashkët e objektit të Misionit të ish-RSFJ-së pranë OKB-së janë pjesërisht të transferuara në llogarinë e Misionit të Përhershëm në Nju Jork, teksa përktiazi me rregullat dhe kushtet lokale të shitjes, së shpejti pritet që të transferohet edhe shuma e mbetur me çka do të rrumbullakohet i gjithë transaksioni i shitblerjes, në pajtim me kontratën.

Ata shtojnë se sipas rregullave të përcaktuara nga zyra e avokatisë, deri sa të transferohet e gjithë shuma, nuk mund të bëhet transfer i pjesërishëm i mjeteve në buxhetin e vendit, duke pasur parasysh se pikërisht pjesa e mbetur që duhet paguar, njëherit paraqet garanci për pagesën e taksës nga blerësi i pronës së ish-RSFJ-së.

“Ky rregull nuk është përjashtim për ne, por i njëjti respektohet nga shtetet e tjera pasardhëse, të cilat gjithashtu marrin një pjesë të caktuar të mjeteve nga shitja e pronës. Në lidhje me mënyrën se si do të përdoren këto mjete, pasi të kthehen në buxhet, ka një konkluzion të Qeverisë që parashikon se të njëjtat do të përdoren për blerjen e hapësirave për Misionin e Përhershëm në Kombet e Bashkuara në Nju Jork si dhe objekt për Ambasadë në Sofje”, thuhet në fund të reagimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat