Ndalohet një i mitur në Gostivar, kapet me lëndë narkotike

Maqedonia

Ndalohet një i mitur në Gostivar, kapet me lëndë narkotike

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

MPB njofton se dje kanë ndaluar një të mitur në Gostivar, pasi tek ai janë gjetur lëndë narkotike.

“Më 01.08.2023, në ora 14:30 në Gostivar, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit e kanë ndaluar një të mitur nga fshati Vrapçishtë, pasi i është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri i bardhë dhe para.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Këto ishin të gjitha informacionet nga MPB rreth rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat