Nesër në Tetovë do të kryhet dezinsektimi i parë asgjësimin e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë

Maqedonia

Nesër në Tetovë do të kryhet dezinsektimi i parë asgjësimin e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 21:14
Tetovë

Komuna e Tetovës njofton se nesër do të bëhet dezinsektimi i parë në zonën e qytetit për asgjësimin e formave të rritura të mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi fillon në orën 22, ndërsa komuna apelon që të strehohen bletët, ndërsa qytetarët të mos dalin në rrugë derisa të zgjasë procedura.

“Komuna e Tetovës do të kryejë dezinsektimin e parë të zonës së qytetit të Tetovës për asgjësimin e formave të rritura të mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë. Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 22:00 deri në orët e para të mëngjesit, vetëm në kushte të favorshme atmosferike, nëse rastësisht moti është me shi ose me erë të fortë, dezinsektimi do të shtyhet për nesër ose mundësisht për një ditë tjetër me kushte të favorshme moti”, njoftojë nga komuna.

Pushteti vendor bën me dije se është e nevojshme që qytetarët të mos dalin në rrugë ndërkohë që në qytet është duke u zhvilluar dezisfektimi, si dhe të largohen veturat nga trotuaret dhe para sipërfaqeve të gjelbra, në mënyrë që ekipet mund të aplikojë trajtimin pa ndërprerje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat