Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet 15-30 minuta

Maqedonia

Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet 15-30 minuta

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë bëjnë të ditur se komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

“Dendësua e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Maqedoni pritet 15-30 minuta”, thonë nga LAMM.

Ata shtojnë se në vendkalimet tjera nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat