Paralajmërohet rritje e çmimit të mishit në RMV, reagon Oda Ekonomike

Maqedonia

Paralajmërohet rritje e çmimit të mishit në RMV, reagon Oda Ekonomike

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Përfaqësues të industrisë së mishit në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rritje të reja të çmimeve të produkteve të mishit, përcjell Alsat. Rritja e çmimeve mund të pasoj nga muaji i ardhshëm.

Nga Oda Ekonomike kërkojnë që Qeveria të ulë detyrimet doganore të importit për lëndët e para për përpunimin e mishit të gjedhit, derrit dhe pulës dhe të sigurojë të njëjtin trajtim me kompanitë importuese, në të kundërt njoftojnë mbylljen e objekteve ose zhvendosjen e tyre në vendet fqinje.

“Përfaqësuesit e kësaj industrie tashmë kanë treguar se me taksat aktuale doganore në këtë industri janë sjellë në një pozitë jashtëzakonisht të pabarabartë në raport me industritë importuese, në radhë të parë nga vendet fqinje. Produktet e gatshme nga jashtë hyjnë me tarifa 0%, ndërsa përpunuesit vendas paguajnë 25 deri në 35% doganë për lëndën e parë të importuar. Vendet rreth nesh nuk kanë doganë, përveç Serbisë ku është 8%, që është doganë shumë më e ulët se e jona, dhe në parim konkurrenca më e madhe vjen nga aty. Kjo u shkaktua edhe më keq nga Ballkani i Hapur, përkatësisht Procesi i Berlinit, si pasojë e hapjes së kufijve,” deklaroi Vasko Ristovski, Oda Ekonomike.

Për dallim nga vendet e rajonit çmimi i mishit është ndër më i shtrenjti në Maqedoninë e Veriut. Mishi i freskët, ai i ngrirë por edhe i përpunuar në tregun me pakicë lëvizin nga 5-25 euro për kilogram. Nga Sektori i industrisë së mishit thonë se sivjet ka rënë kapaciteti prodhimit të brendshëm 20-30% dhe shumë punëtorët janë lëshuar nga puna. Lënda e parë është marrë kryesisht nga Ukraina dhe Rusia, por nga fillimi i luftës, importi i lëndës parë vazhdon të merret nga Kanadaja. Tani edhe atje janë rrit çmimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat