Alternativa: I mbështesim kërkesat e sindikatave për rroga dinjitoze në Maqedoni

Maqedonia

Alternativa: I mbështesim kërkesat e sindikatave për rroga dinjitoze në Maqedoni

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 16:50
Alternativa

Nga partia e Afrim Gashit theksojnë se rritja e rrogave të funksionarëve në kohën e gabuar dhe në rrethanat e krizës ekonomike, si dhe rritjes së inflacionit, ka efekte afatgjata ndër grupet e ndryshme shoqërore.

“Kur u rriten rrogat për 78% të politikanëve profesionistë, atëherë nuk duhet të na habisë fakti që sindikatat kërcënojnë të protestojnë nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre. Thjesht, punonjësit në shëndetësi, arsim dhe polici nuk kanë detyrim moral të dëgjojnë shpjegime nëse për krizën dhe për problemet ekonomike nuk kanë sens pikërisht ata që paguhen për t’i zgjidhur problemet”, thuhet në kumtesën e partisë së Afrim Gashit.

Sipas tyre, sindikatat kanë të drejtë për ta mbrojtur dinjitetin e punonjësve që i përfaqësojnë.

” Kur Fatmir Besimi ishte sindikalist dhe punonjësve në Ministrinë e Financave ua rriste rrogat për 30 për qind që të mos largoheshin, tani le të gjejë financa në buxhet për t’i përmbushur edhe kërkesat punonjësve të shëndetësisë, arsimit dhe policisë. Edhe në këta resorë ndjehet deficit serioz i kuadrit, kjo si pasojë e daljeve në sektorin privat dhe shpërnguljes eksodike jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Në fund nga kjo parti shtojnë se mjekët dhe infermieret në shëndetësinë publike janë element shumë i rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve mjekësore për të siguruarit dhe se puna e tyre duhet të vlerësohet në mënyrë dinjitoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat