Lokaliteti arkeologjik i Stobit vizitohet edhe nga turistët e huaj

Maqedonia

Lokaliteti arkeologjik i Stobit vizitohet edhe nga turistët e huaj

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 20:19
Stobi

Që nga fillimi i vitit, lokaliteti arkeologjik i Stobit është vizituar nga mbi 9 mijë turistë vendas dhe të huaj.

"Lokaliteti arkeologjik Stobi këtë verë vizitohet nga një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj. Ata e vizitojnë individualisht, dhe një numër i madh turistësh vijnë për ta vizituar të organizuar në grup përmes agjencive turistike. Njëkohësisht ka edhe një numër të madh delegacionesh të huaja dhe të tjera që vijnë për të vizituar Stobin me shumë interes”, thonë nga Ndëmarrja Publike “Stobi”

Ata shtojnë se përveç vizitorëve të huaj ka edhe mërgimtarë të Maqedonisë që vijnë nga Australia, Amerika e Kanadaja.

Nga kjo ndërmarrje presin sivjet që të tejkalohet rekordi i numrit të vizitorëve prej 18 mijë para pandemisë, ndërsa vendi arkeologjik i Stobit është i hapur çdo ditë, edhe gjatë fundjaveve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat