Pendarovski-Aggeler: Maqedonia e Veriut dhe SHBA zhvillojnë marrëdhënie në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO

Maqedonia

Pendarovski-Aggeler: Maqedonia e Veriut dhe SHBA zhvillojnë marrëdhënie në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 14:42
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar ambasadoren e SHBA, Angela Aggeler.

Me  të siç thekson, kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe eurointegrimet e vendit.

“Me ambasadoren amerikane Angela Aggeler theksuam se marrëdhëniet bilaterale mes vendeve tona po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, në përputhje me miqësinë afatgjatë maqedono-amerikane dhe në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO.

Shkëmbyem mendime dhe informacione për zhvillimin e procesit të integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, si dhe për situatën në rajon më të gjerë në kuadër të agresionit rus kundër Ukrainës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat