Likovë, asnjë vendim për deponin në Nikushtak

Maqedonia

Likovë, asnjë vendim për deponin në Nikushtak

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 19:33
Likovë

Seanca urgjente e thirrur për fatin e deponisë në Nikushtak, përfundoi pa epilog dhe me debat të ashpër mes këshilltarëve dhe kreut të Komunës së Likovës.

Në seancë mori pjesë edhe një përfaqësuese e Ministrisë së Ekologjisë. Ajo tha se mbyllja e kësaj deponie për momentin është e pamundur pasi komuna nuk ka mjete të mjaftueshme. Ndërsa shtoi se në bazë të marrëveshjes me pushtetin lokal brenda dy muajve duhet të fillojë pastrimi i saj.

“Për momentin mbyllja e deponisë në Nikushtak nuk është e mundur. E para nuk keni të holla si komunë, e dyta nuk do ta zgjidhni problemin, pasi ky është projekt i madh dhe asgjë nuk do të arrihet. 46:26 Për deponinë në Nikushtak parashihet ky skenar, ajo do të pastrohet, do të mbyllet dhe do të mbetet vetëm një pjesë e vogël që do të pranojë mbeturinat deri në hapjen e deponisë rajonale në Sveti Nikollë”, tha Ana Karanfillova, Përfaqësuese e Ministrisë së Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor,shkruan Alsat.

Kreu i Likovës Erkan Arifi tha se kjo është alternativa e vetme për zgjidhjen e përhershme të këtij problemi, ndërsa theksoi se me këtë çështje tanimë merret pushteti qendror.

“Për fat të mirë jemi në një proces që kthim mbrapa nuk kemi si komunë, edhe po të duam ne të tërhiqemi ka vendim të qeverisë, këto janë politika më të mëdha, në shtet që bëhen se si në nivel të rajoneve të zgjidhet me këtë problematikë”, u shpreh Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.

Iniciuesi i seancës së sotme, këshilltari nga radhët e ASH-së Bastri Rexhepi tha se marrëveshja që daton nga viti 2018 për të cilën flasin autoritetet nuk ka dhënë as edhe një rezultat. Ai kërkoi dislokimin urgjent të deponisë.

“Të nderuar këshilltar ky është një kancer të cilin e thithin banorët e kësaj ane dhe për këtë kemi përgjegjësi secili prej nesh që nuk bëjmë asgjë që të ndërmarrim masa që të dislokohet kjo deponi.04:30 Çdo ditë pikërisht për shkak të kësaj deponie ne jemi viktimë e kësaj papërgjegjësie 20 vjeçare që po ndodh, këtë nuk e lejon as morali as ligji”, theksoi Bastri Rexhepi, këshilltarë në komunën e Likovës.

“Kënd ta hudhim në votim, ne e hedhim në votim, por t’i e din në votim çfarë do të ndodh, ti dëshiron që pasi të votohet, të dalësh në fejsbuk dhe të shkruash se këshilltarët e BDI-së janë kundër heqjes së deponisë në Nikushtak”, tha Zekirija Shaini, Kryesues i Këshillit në komunën e Likovës.

Plani i ministrisë është që të ndërtohet fabrika për riciklimin e mbeturinave në Sveti Nikollë, ndërsa të dërgohet nëpërmjet pikës së grumbullimit në Kumanovë. Projekti duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2026, kur edhe parashihet heqja e tërësishme e deponisë nga Nikushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat