I sekuestrohen 15 mijë dollarë australianë një shtetasi të RMV-së në vendkalimin kufitar "Qafë Thanë"

Maqedonia

I sekuestrohen 15 mijë dollarë australianë një shtetasi të RMV-së në vendkalimin kufitar "Qafë Thanë"

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 09:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Doganave në RMV njofton se janë sekuestruar 15.050 dollarë australianë, pasi një shtetas i Maqedonisë i ka raportuar doganierëve vetëm dy mijë dollarë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, edhe pse me vete ka pasur një sasi më të madhe të devizave.

Për shkak të dyshimit, doganierët kanë vazhduar në kontroll personal, ku në çantën e dorës i kanë gjetur 10.000 euro dhe 15.050 dollarë australianë.

“Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë mbajtur dhe sipas rregullores do t’i dorëzohen Bankës Popullore.

Ndaj personit është ngritur padi në gjykatën kompetente për kundërvajtje devizore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat