Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë, Gregor Presker

Maqedonia

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Sllovenisë, Gregor Presker

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 17:28
Pendarovski, Presker

Presidenti Stevo Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gregor Presker.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë ambasadorit Presker, presidenti Pendarovski e theksoi kënaqësinë nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nga bashkëpunimi i suksesshëm mes të dyja vendeve mike të cilat karakterizohen me mbështetje dhe respekt të ndërsjellë, njoftoi kabineti i shefit të shtetit.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur mirënjohje të madhe për mbështetjen e qartë dhe të parezervë që Sllovenia jep për perspektivën tonë evropiane, si dhe për ndarjen e përvojave me ne në këtë proces, shprehu besimin se ato do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh në periudhën e ardhshme. Ai theksoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e tregtisë, si dhe përkushtimin për pasurimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes, bujqësisë, arsimit dhe kulturës.

Presidenti Pendarovski tha se pakica maqedonase në Republikën e Sllovenisë dhe pakica sllovene në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç që janë promotorë të pasurisë kulturore dhe traditës së të dyja vendeve, janë edhe urë për forcimin e mëtejmë të miqësisë Maqedoni e Veriut – Slloveni. Në këtë kontekst, presidenti vlerësoi se rritja e numrit të studentëve nga Maqedonia e Veriut që gëzojnë mikpritjen sllovene, garanton sigurimin e së ardhmes së miqësisë Maqedoni e Veriut – Slloveni, raporton telegrafi.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Presker theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera reciproke mes dy vendeve ishin konfirmuar edhe me atë që Republika e Sllovenisë është vendi i parë i huaj i cili ka hapur ambasadë në vendin tonë dhe që vendi ynë e hapi ambasadën e tij të parë në Republikën e Sllovenisë.

Ambasadori i ri slloven e theksoi bashkëpunimin e suksesshëm politik mes të dyja vendeve, ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes, çështjeve të brendshme, kulturës, shkencës, arsimit si dhe në sferën e sportit.

Ambasadori Presker theksoi se gjatë mandatit të tij do të angazhohet për përparimin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së dhe se Sllovenia dëshiron që Maqedonia e Veriut t’i përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme për vazhdimin e suksesshëm të procesit të anëtarësimit në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Ai shtoi se marrëdhëniet e sinqerta, të hapura dhe miqësore mes dy vendeve konfirmohen edhe nga vendimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut për dërgimin e ushtarëve në Slloveni, të cilët me vetëmohim ndihmuan popullin slloven pas përmbytjeve katastrofike të fundit, dhe shprehu mirënjohjen për solidaritetin e vendit tonë dhe sakrificën e ushtarëve nga Maqedonia e Veriut në këtë situatë të vështirë.

Pendarovski ambasadorit Presker i dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit, informojnë nga kabineti i presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat