Policia vetëm sot gjobiti 41 shoferë në Manastir

Maqedonia

Policia vetëm sot gjobiti 41 shoferë në Manastir

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së sotme nga ora 9:00 deri në ora 15:00 janë gjobitur gjithsej 41 shoferë janë dënuar në Manastir dhe rrethinë.

“Në Manastir janë gjobitur gjithsej 41 shoferë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa 40 kanë qenë tejkalime në vendbanime dhe vetëm 1 jashtë vendbanimeve”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se kontrolle të këtilla do të vazhdojnë të kenë edhe në ditët e ardhshme në gjithë vendin.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta rrisim më shumë sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat