Shkupjani arrestohet për rrahjen e një polici

Maqedonia

Shkupjani arrestohet për rrahjen e një polici

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një 27-vjeçar nga Shkupi.

Kjo pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një polic.

“Me datë 09.09.2023 rreth orës 01:20 në rrugën lokale në fshatin Marino – vendbanimi Ilinden, Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë është arrestuar B.T. (27) nga Shkupi, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka qenë duke kryer detyra zyrtar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat