Ndalohen dy persona në Gostivar, kanë kidnapuar një person

Maqedonia

Ndalohen dy persona në Gostivar, kanë kidnapuar një person

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Pjesëtarët e policisë të Gostivarit, të martën mbrëma në autostradën Tetovë-Gostivar, në stacionin e pagesës rrugore Gostivar, kanë arrestuar personat B.N.(42) nga Veleshta e Strugës dhe D.D. 25-vjeç nga Republika e Shqipërisë, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Ata më parë ishin raportuar nga 34-vjeçari A.A. nga Struga se një orë më parë në Shkup personi B.N e kishte dërguar dhe futur me forcë atë në automjetin e tij “Audi” dhe nga Shkupi ata u drejtuan për në Strugë.

Sipas raportit B.N e kishte sulmuar edhe fizikisht për shkak të marrëdhënieve të tyre të papastruara të borxhit-besimit.

Dy të arrestuarit janë mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi dokumentimit të rastit do të pasohet me parashtrime përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat