Ndalohet qarkullimi i komunikacionit në aksin rrugor Veles-Gradsko

Maqedonia

Ndalohet qarkullimi i komunikacionit në aksin rrugor Veles-Gradsko

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se aksi rrugor Veles-Gradsko për shkak të asfaltimit do të jetë e mbyllur për komunikacion.

“Lidhur me objektin “Rehabilitimi i rrugës Rajonale R1102, seksioni Veles – Gradsko”, ju njoftojmë se për shkak të vendosjes së shtresës asfaltike (asfaltim), më 14.09, 15.09, 16.09 dhe 18.09.2023, aksi rrugor Veles – Gradsko do të mbyllet për qarkullim në periudha nga ora 08:00 – 18:00”, njoftojnë nga LAMM.

Nga atje theksojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Nga atje shtojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat