Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Maqedonia

Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se nesër (17.09) duke filluar nga ora 08:00 për shkak të mbajtjes së garës së atletikës, në zonën e qytetit të Shkupit do të zbatohet regjim i veçantë i komunikacionit.

Gara do të zhvillohet me këtë itinerar të lëvizjes: pozita e fillimit/mbarimit në rrugën “Belasica” para qendrës tregtare “East Gate Mall”, djathtas në bul. “Goce Dellçev” (korsia e djathtë), pastaj përsëri në bul.”Ilinden” (korsia e djathte) deri ne kryqezimin me rrugen “MANAPO” dhe mbrapa në të njejtën korsi.

Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Qarkullimin Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë qarkullimi në rrugët përreth.

MPB apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat