Gjenden dy të miturit në Shkup, të raportuar se ishin larguar nga shtëpia

Maqedonia

Gjenden dy të miturit në Shkup, të raportuar se ishin larguar nga shtëpia

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Sot në ora 14:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë gjetur dy të mitur të cilët nga ana e nënës së tyre M.M. sot rreth orës 04:00 janë raportuar se janë larguar nga shtëpia.

Dy të miturit ishin larguar disa herë më parë nga shtëpia dhe ishin kthyer nga polici, informojnë nga MPB.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë marrë masat dhe veprimet e nevojshme dhe të miturit janë gjetur dhe do t’u kthehen prindërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat