Seanca për përgjimet masive anulohet për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, Mijallkov do të shpëtojë nga akuza “shoqërim kriminal”

Maqedonia

Seanca për përgjimet masive anulohet për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, Mijallkov do të shpëtojë nga akuza “shoqërim kriminal”

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 16:18
Sasho Mijalkov

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka anuluar seancën e sotme për rastin “Shënjestra-Fortesa” për përgjimet masive, pasi ka kërkuar kohë më të gjatë për të vendosur si do të deklarohet për veprën penale me të cilën ngarkohen të akuzuarit në këtë lëndë, pasi shumica e deputetë në Kuvend votuan për ndryshimin e Kodit Penal.

“Duke pasur parasysh dispozitat e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, gjegjësisht lëndët juridike që dalin prej tij dhe ndikimin e tyre në kualifikimin juridik të veprave penale për të cilat të pandehurit ndiqen, deri në vendimin e duhur të prokurorit publik kërkoj shtyrjen e seancës së caktuar”, thuhet në parashtresën e prokurorisë e cila i është dorëzuar Gjykatës Penale.

E se si do të vendosë prokuroria për ndryshimet në Kodin Penal do të dihet më 4 tetor, kur gjyqtari Ilija Trpkov caktoi seancë të re.

“Të shohim se çfarë do të specifikojë Prokuroria Publike dhe si do t’i referohen kualifikimit ligjor”, tha gjyqtari Trpkov.

Me ndryshimin e Kodit Penal, do të vjetërsohen veprat me të cilat ngarkohen ish-ministrja Gordana Jankulloska, Toni Jakimovski i cili ishte shef i zyrës së ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov, si dhe agjentët e arratisur të kundërzbulimit, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski.

Me ndryshimet në Kodin Penal, Mijallkov pritet të shpëtojë vetëm nga vepra penale “shoqërim kriminal”, por jo nga akuza e plotë për rastin “Shënjestra-Fortesa”, sepse akuzohet edhe për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, por vepër penale për të cilën Kodi Penal nuk u ndryshua.Ai po ndiqet penalisht në bazë të nenit 2, ku dënimi maksimal është pesë vjet, kështu që për të kjo vepër do të përfundojë në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat