Taravari dënon ashpër sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës: Ky është rast alarmant

Maqedonia

Taravari dënon ashpër sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës: Ky është rast alarmant

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:51
Taravari

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një shkrimi në Facebook, ka dënuar ashpër sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës nga i cili ka mbetur i vrarë një policë.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës nga i cili ka mbetur i vrarë një oficer policie dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Tani që shkruaj këto rreshta aty ende vazhdojnë të shtënat nga persona të maskuar dhe gjuajtës profesionistë.

Ky është një rast alarmant, dramatik dhe kërkoj reagim urgjent nga faktori ndërkombëtar", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat