Protestë tjetër për skandalin tek Onkologjia në spitalin e Shkupit

Maqedonia

Protestë tjetër për skandalin tek Onkologjia në spitalin e Shkupit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 16:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Është caktuar protestë tjetër për të hënën në ora 18 për rastin e skandalit në Klinikën e Onkologjisë.

Siç njoftojnë organizatorët, protesta do të nisë para qeverisë dhe do të vazhdojë përpara godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, ku siç thonë ata do të kërkojnë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në skandalin me Onkologjinë, por edhe me rastin e zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

“Ju ftojmë edhe një herë në një protestë të hënën para Qeverisë, së bashku në një zë për të shprehur zemërimin dhe revoltën tonë ndaj gjithë krimit që zien prej vitesh në Klinikën e Onkologjisë, por edhe në të gjithë sistemin shëndetësor dhe politik.

Ne kërkojmë përmbushjen e drejtësisë sociale dhe kjo është e mundur vetëm nëse merret përgjegjësia për shuarjen e jetëve të njerëzve si pasojë e korrupsionit. Duhet të ketë drejtësi për viktimat!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat