Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup-Manastir

Maqedonia

Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup-Manastir

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 10:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Komunikacioni në hekurudhën Shkup-Manastir-Shkup është ndërprerë për faktin se nga zjarret në rajonin Manastir-Prilep në disa lokacione janë shkatërruar rreth 1.000 binar të trenave.

Nga Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë-Infrastruktura njoftojnë se po punohet në mënyrë intensive për largimin e pengesave dhe rivendosjen e komunikacionit hekurudhor.

“Për shkak të këtyre arsyeve, komunikacioni në relacionin Shkup-Manastir nga sot do të jetë i ndërprerë deri në rregullimin e binarëve për komunikacion më të sigurt”, thuhet në në njoftim.

Më shumë detaje nuk janë dhënë për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat