Sot vazhdojnë protestat para Qeverisë për skandalin në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Maqedonia

Sot vazhdojnë protestat para Qeverisë për skandalin në Klinikën e Onkologjisë në Shkup

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Sot para Qeverisë së RMV-së sërish do të ketë protesta për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Protestat organizohen nga platforma “Përgjegjësi”, e cila është formuar nga disa qytetarë të cilët kanë histori personale lidhur me Klinikën e Onkologjisë.

Prej atje thonë se protestat i organizojnë pasi nuk kanë aspak besim në institucionet e vendit.

Platforma “Përgjegjësi” nga kjo protestë do të nisë edhe me leximin e rrëfimeve të qytetarëve-pacientëve që u përballën me trajtim çnjerëzor në Shëndetësi. Për momentin, theksin do ta vëmë te shëndeti, por në të ardhmen edhe çdo padrejtësi që vjen nga përditshmëria. Natyrisht, nuk do të përgjithësojmë, nuk do të dënojmë, sepse do të ndajmë histori pozitive dhe përvoja pozitive nga Shëndetësia, për të mbrojtur personelin mjekësor që sakrifikon dhe kryen autentikisht punën e tyre. Le të bëhen këto protesta një simbol i kritikës publike ndaj padrejtësisë”.

“Ju inkurajojmë të krijoni një masë kritike, të fortë, dinjitoze, të fuqishme, ku çdo jetë e vetme do të respektohet në këtë shoqëri dhe në të ardhmen nuk do të lejojmë trajtimin siç e kemi lejuar deri tani! Kërkojmë fuqimisht nga të gjitha mediat, gazetarët, ta përcjellin me përgjegjësi këtë mesazh tonën. Dhe ne jemi këtu për të bërë presion mbi institucionet”, thonë nga platforma “Përgjegjësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat