Kovaçevski: Duhet pajtim nga partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit për heqjen e 20 përqindëshit

Maqedonia

Kovaçevski: Duhet pajtim nga partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit për heqjen e 20 përqindëshit

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 19:53
Kryeministri Dimitar Kovaçevski

Procesi i ndryshimeve kushtetuese është vendimtar për rrugën e integrimit evropian të vendit dhe nuk duhet të kushtëzohet, u shpreh Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas njoftimeve të bllokut opozitar shqiptar se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese nëse nuk hiqet formulimi “20 për qind” dhe nëse nuk pranohen amendamentet për luftë kundër korrupsionit.

Sipas Kovçaevskit, heqja e “20 për qind” kërkon konsensus të gjerë dhe pëlqim të të gjitha palëve nënshkruese të Marrëveshjes së Ohrit, sepse marrëveshja është miratuar në kushte të vështira dhe me kompromis, garantues të së cilës janë SHBA-të dhe BE-ja.

“Edhe unë kam një përvojë sa i përket Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ajo u miratua në kushte të vështira, përmes një kompromisi të garantuar si nga SHBA, ashtu edhe nga BE, dhe çdo ndryshim atje do të kërkojë një konsensus shumë të gjerë nga të gjitha palët nënshkruese të Marrëveshjes.

Për momentin kemi një qëllim të madh që është në dorë dhe duhet ta arrijmë, dhe për herë të parë bllokada si­ kam thënë nuk vjen nga jashtë por nga brenda shtetit”, tha Kovaçevski.

Përveç opozitës shqiptare, e qëndrimit se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese është edhe opozitarja maqedonase OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat