Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Duke filluar nga data 08.4.2023, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është i hapur për komunikacion të automjeteve me peshë të lejuar deri 3,5 tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat