Xhaferi: Kryetari i Kuvendit mund ta ndërpresë seancën nëse nuk ka kuorum

Maqedonia

Xhaferi: Kryetari i Kuvendit mund ta ndërpresë seancën nëse nuk ka kuorum

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 22:13
Talat Xhafer

Sipas nenit 81, kryetari i Kuvendit mund ta ndërpresë seancën nëse nuk ka kuorum për vendimmarrje, por edhe në situata për të cilat vlerëson se duhet të ndërpritet, thekson kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në lidhje me seancën e votimit të ndryshimeve kushtetuese.

Xhaferi në emisionin “Vin ​​Vin” theksoi se në rastin e ndryshimeve kushtetuese bëhet fjalë për arsyen e dytë, pra për një situatë në të cilën kryeparlamentari ka vlerësuar se seanca duhet të ndërpritet.

“Është e drejta ime ekskluzive të vlerësoj nëse do të ndërpres një seancë apo jo. Kjo e drejtë më garantohet me Rregullore”, tha Xhaferi.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, sipas Xhaferit, nuk ka dyshim se ato duhet të jenë të rregullta, ndërsa për të qenë të rregullta duhet të jenë në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit aktual të shtetit. Mandati, siç tha ai, përfundon më 12 maj.

“Referimi është 12 maji, kur skadon 60 ditë mandati. Raundi i dytë i zgjedhjeve presidencial mund të mbahet më së voni më 5 maj.

Xhaferi tha se zgjedhjet parlamentare në procedurë të rregullt duhet të jenë në 90 ditët e fundit të mandatit të përbërjes aktuale.

“Dita më e hershme e zgjedhjeve është 5 maji. Nëse duam zgjedhje të rregullta presidenciale dhe parlamentare, ato mbahen më 5 maj. Gjithçka jashtë 5 majit janë zgjedhje të parakohshme dhe Kuvendi duhet të shpërndahet”, tha Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat