Goditet me veturë një ari në rrugën Tetovë – Jazhincë

Maqedonia

Goditet me veturë një ari në rrugën Tetovë – Jazhincë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 12:52
Ari

Në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë rreth orës 21 ka ndodhur një aksident ku është vrarë një ari, por nuk ka persona të lënduar.

Aksidenti është bërë në Dobroshtë.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme (05.10.2023) në ora 21:15 në SPB Tetovë është lajmëruar se në rrugën Rajonale Tetovë-Jazhincë, në Tetovë Dobroshtë, veturë i pasagjerëve “Citroen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 45-vjeçari M.P. nga Shkupi, ka goditur një ariu dhe e ka vrarë. Nuk ka të persona të lënduar në vetura, ndërsa ariu i është dërguar Parkut Nacional “Malit Sharr”. Në vendin e aksidentit është kryer kontroll nga SPB Tetovë”, informoi MPB.

Në të njëjtën rrugë pra Tetovë-Jazhincë në Dobrosht ka ndodhur edhe një aksident i ngjashëm në 14 korrik të këtij viti, ku ka pasur një ari të vrarë. Në atë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Edhe në atë rast ariu iu dorëzua Parkut Nacional “Mali Sharr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat