Lëndohet një alpinist në malet e Osogovës/ Maqedonia edhe më tej pa ndihmë të shpejtë ajrore

Maqedonia

Lëndohet një alpinist në malet e Osogovës/ Maqedonia edhe më tej pa ndihmë të shpejtë ajrore

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Një alpinist për shkak të lëndimeve ka kërkuar ndihmë nga Malet e Osogovës.

Ekipi shpëtues nga njësia speciale Tigrat dhe njësia e helikopterëve pranë MPB-së e kanë gjetur lokacionin dhe në mënyrë urgjente e kanë transportuar në kompleksin e klinikave Nënë Tereza.

Thirrja është bërë në numrin për raste urgjente 112, pas çka me koordinata është gjetur lokacioni i alpinistit të lënduar.

Maqedonia edhe më tej është pa ndihmë të shpejtë ajrore, pasi që para 4 vjetëve u anulua tenderi me kompaninë “Sarhems” e cila ishte partnere në shërbimin helikopterik për ndihmë të shpejtë dhe shpëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat