Spasovski: Fajtori gjithmonë ka emër dhe mbiemër dhe ai duhet të vihet para drejtësisë

Maqedonia

Spasovski: Fajtori gjithmonë ka emër dhe mbiemër dhe ai duhet të vihet para drejtësisë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 08:39
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistën për “360 gradë” u pyet për çështjen e klinikës së Onkologjisë duke marr parasysh se kanë kaluar 40 ditë nga bastisja e policisë në klinikë dhe nëse deri tani nga hetimet e bëra nëse kanë gjetur diçka konkrete dhe të prekshme, ai theksoi se deri më tash janë bërë janë kryer një numër i madh i aktiviteteve në kuadër të hetimeve.

“Ka prova, se provat janë në prokurorinë publike, një pjesë e atyre provave ende janë duke u shqyrtuar, janë sekuestruar një numër i madh i materialeve, një numër i madh i pajisjeve elektronike, është bërë nxjerrja e të gjitha atyre materialeve nga pajisjet elektronike. Ekspertiza në Ministrinë e Punëve të Brendshme në fushën e pajisjeve elektronike, ekspertiza me dokumentacion mjekësor – që do të bëhet nga ekspertë mjekësorë. Pres që të gjitha ato fakte dhe argumente të vërtetohen, të sigurohen dhe në bazë të tyre konkretisht të saktësohet fajësia, sepse fajtori gjithmonë ka emër dhe mbiemër dhe ai duhet të vihet para drejtësisë”, tha ministri Spasovski.

Lidhur me pritjet e opinionit për hetim dhe rezultate të shpejta, ministri Spasovski theksoi se asnjë hetim nuk mund të caktohet me datë vetëm për të kënaqur apetitin e publikut, sepse kjo gjithmonë mund të bëjë që të bëhen lëvizje të parëndësishme.

“Për mua është e rëndësishme që të plotësojmë atë që kërkon prokuroria dhe institucionet e tjera që janë të përfshira, të sigurohen provat dhe kush është fajtor të mbajë përgjegjësi. Të dhënat operative që i kishim dhe në bazë të gjithë asaj që kishim si informacion operativ, në konsultim me prokurorinë publike, morëm hapin që duhej të bënim. Dhe më tej, duke analizuar të gjitha gjërat që janë para nesh, si argumente dhe fakte, gjithçka është bërë dhe në çfarë mase do të përcaktohet. Besoj se do të ketë prova të mjaftueshme”, theksoi në fund ministri Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat