Qytetarët në Maqedoni gjithnjë e më shumë paguajnë me kartela pagesore dhe online

Maqedonia

Qytetarët në Maqedoni gjithnjë e më shumë paguajnë me kartela pagesore dhe online

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut i ka publikuar të dhënat për pagesat që janë bërë në tre mujorin e dytë në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë se edhe në tre mujorin e dytë ka trend të rritjes së përdorimit të kanaleve digjitale për pagesa, sidomos nga qytetarët të cilët përdorin kartela pagesore dhe aplikacione të ndryshme.

Rritja vjetore e përdorimit të kartelave pagesore të lëshuara në vend për transaksione kesh dhe për pagesat e produkteve dhe shërbimeve në vend nga qytetarët në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është 13,9% në numër, me një rritje solide prej 12.5% ​​në vlerën e këtyre transaksioneve.

Në të njëjtën kohë, rritje vjetore e ndjeshme prej 16.6% është vërejtur në përdorimin e kartelave për pagesat e produkteve dhe shërbimeve në vend, me rritje të fortë të pagesave në pikat fizike të shitjes prej 17.0%, por edhe një rritje të lartë të 11.9% në pagesa në pikat e shitjes virtuale (internet).

Të dhënat nga fusha e statistikave të pagesave për tremujorin e dytë 2023, të cilat përveç të dhënave të paraqitura për transaksionet e pagesave të qytetarëve në vend, përmbajnë edhe të dhëna për transaksionet e pagesave të personave juridikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat