Nis procesi për rregulloren e re të Kuvendit, Xhaferi: Teksti është optimal, por jo ideal

Maqedonia

Nis procesi për rregulloren e re të Kuvendit, Xhaferi: Teksti është optimal, por jo ideal

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 20:42
Talat Xhaferi

Komisioni për Rregulloren e Punës dhe Çështjet e mandateve dhe Imunitetit diskutoi dhe miratoi nevojën për miratimin e Rregullores së re për punën e Kuvendit. Ndryshime më thelbësore parashikohen në pjesën e pyetjeve të deputetëve, në të cilën propozohet që në vend të një herë, të ketë dy seanca në muaj.

Në nxjerrjen e ligjeve, vërejtjet dhe replikat procedurale janë të kufizuara në një folës për të parandaluar abuzimet, ndërsa amendamentet do të bëhen vetëm për nenet e propozuara. Rregullorja e re e Kuvendit është rezultat i negociatave pesëvjeçare mes grupeve parlamentare në kuadër të procesit Jean Monnet.

Propozues i saj është kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili tha se teksti i ri është optimal, por jo ideal.

“Mendoj dhe jam i bindur se teksti i ri do të kapërcejë të gjitha mundësitë për interpretime të ndryshme nga konteksti i të qenit në pushtet apo përfaqësues i opozitës. Pra, teksti i ri i Rregullores nuk lë asnjë dyshim për interpretimet e dyfishta. Tejkalohen të gjitha situatat me të cilat jemi përballur si Kuvend, të cilat do të specifikojnë dispozitat për fillimin dhe përfundimin e aktiviteteve të Kuvendit.”- deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat