QMK: Zjarre aktive në 5 komuna të Maqedonisë

Maqedonia

QMK: Zjarre aktive në 5 komuna të Maqedonisë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Pesë zjarre janë aktive nga gjithsej 37 që janë regjistruar ditën e djeshme në vend, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Sipas QMK-së, zjarret janë aktive në: Komunën e Makedonski Brodit, lart mbi fshatin Belicë, në lokalitetin “Argulica” nën Solunska glava në terren të paarritshëm (ku digjet pylli me pisha);

Komuna e Shtipit, afër fshatit Selcë në pjesën malore të Sertës nga Koneçka Planina (pyll me kërcell të ulët); Komuna e Çashkës, lokaliteti “Gorna dhe Dolna Babina Dupka” (pyll me kërcell të ulët);

Komuna e Dollnenit, fshati Dollneni (bimësia e ulët) dhe në Komunën e Kumanovës, afër fshatit Lubodrag (bimësia e ulët).

Për disa nga zjarret që kanë kërcënuar dje fshatrat, me avionë kanë vepruar edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ministria e Punëve të Brendshme, ku diku përveç ekipeve të zjarrfikësve, në mbrojtjen e fshatrave është përfshirë edhe popullata vendase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat