Do të shtrenjtohet çmimi i cigareve në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Do të shtrenjtohet çmimi i cigareve në Maqedoninë e Veriut

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Nga e premtja pritet shtrenjtimi i cigareve, purove, prodhimeve të duhanit dhe cigaret elektrike, respektivisht të premten pritet të hyjnë në fuqi ndryshimet e Ligjit për Akcizë, të cilat Kuvendi i ka miratuar javën e kaluar, më 3 tetor.

Shtrenjtimi pritet të rrit buxhetin e shtetit me 13 milionë euro në vit. Një pako e cigareve pritet të shtrenjtohet për 5 denarë.

Pas nenit 84 shtohet nën i ri 84-a, i cili thotë: Akciza për cigare nga neni 78 paragrafi (1) nga ky ligj kap vlerën 3,253 denarë për copë dhe 9% nga çmimi me pakicë për kuti.

Nëse akciza e kombinuar është më e ulët se 3,453 denarë për copë, zbatohet akciza minimale prej 3,453 denarë për atë sasi”, thuhet në ndryshimet ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat