Pamer: Për Maqedoninë e Veriut propozojmë integrim të përshpejtuar

Maqedonia

Pamer: Për Maqedoninë e Veriut propozojmë integrim të përshpejtuar

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 22:46
Martin Pamer.

Nuk ka kuptim që të pritet çdo paragraf, aspekt ose çfarëdo lloj detyrimi tjetër të përmbushet që të themi tani mund të bëheni anëtare e BE-së. Shumë më mirë është që t’i përfshijmë partnerët tanë aty ku kontribuojnë tashmë në mënyrë efikase, marrin pjesë dhe në atë mënyrë t’i gëzojnë benefitet e BE-së. Domethënë bëhet fjalë për integrim gradual. Ndoshta viti 2030 për disa është shumë herët, ndërsa për disa mund të jetë edhe shumë vonë. Por, me rëndësi është që të kemi parasysh se ku shkojmë, të vazhdojmë dhe të shpejtojmë, thotë në një intervistë për Racin.mk ambasadori i Austrisë në Shkup, Martin Pamer.

Ambasadori Pamer zbulon më shumë hollësi rreth dokumentit “Përshpejtimi i integrimit gradual për Ballkanin Perëndimor” që ia dorëzoi javën e kaluar zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq. Nonpejperi, i cili iu dorëzua në emër të Austrisë përfaqësuesve dhe institucioneve më të larta të BE-së, përkoi me samitin joformal të BE-së në Granadë, në të cilin zgjerimi ishte një nga dy temat qendrore së bashku me politikën e migrantëve, rekomandon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, pra për anëtarësimin gradual.

“Ta them më thjeshtë, kjo nënkupton tu mundësojmë partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor, gjegjësisht Maqedonisë së Veriut, të marrë pjesë me përfshirje më të madhe dhe në disa programe dhe forume të BE-së, aty ku mund të marrë pjesë dhe ku ka kuptim. Kjo në praktikë nënkupton që të përmirësohet procesi i integrimit evropian”, thekson Pamer.

Ai thekson se “deri më tani procesi bazohej në përmbushje të detyrimeve nga një kapitull në kapitull tjetër i cili ishte kryesisht i ngadalshëm me rezultate të vogla nga aspekti i këndvështrimit të qytetarëve”.

“Tani duam ta përshpejtojmë atë proces. Pse? Sepse tani flasim për komplet situatë të ndryshuar gjeostrategjike në Evropë, por më së shumti edhe për shkak të asaj që partnerët tanë në rajon, më saktë Republika e Maqedonisë së Veriut meritojnë të jenë pjesë e BE-së”, potencoi Pamer.

Ambasadori i Austrisë në vend pajtohet se dokumenti i cili rekomandon përshpejtim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut lidhet me paralajmërimin për zgjerimin e ri të BE-së në vitin 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat