Kovaçevski pjesëmarrës në Samitin e liderëve në Tiranë

Maqedonia

Kovaçevski pjesëmarrës në Samitin e liderëve në Tiranë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 09:39
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, do të merr pjesë në Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë. Në përbërje të delegacionit qeveritare do të jetë edhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Në Samit është paralajmëruar edhe prania e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, si dhe një numri të madh liderësh nga vendet pjesëmarrëse në Samit – Austri, Kroacia, Greqia, Hungaria, Holanda, Sllovenia, por edhe përfaqësues të lartë të CEFTA-s, OECD, RCC, Bankës Botërore, BERZH-it, Bankës Evropiane të Investimeve.

Siç njofton shërbimi për shtyp qeveritar, në kuadër të Samitit do të mbahen seanca pune në të cilat do të trajtohen temat që kanë të bëjnë me integrimin e rajonit në tregun e përbashkët dhe përmirësimin e konvergjencës me BE-në, si dhe mbështetjen e gjelbër dhe dixhitale.

Në Samit pritet të diskutohen edhe arritjet në kuadër të procesit të Berlinit dhe ndikimi i iniciativës në bashkëpunimin rajonal, rëndësia e saj në përmbylljen e integrimeve evropiane, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat