Mexhiti: BDI asnjëherë nuk është shkëputur nga Nikolla Gruesvki

Maqedonia

Mexhiti: BDI asnjëherë nuk është shkëputur nga Nikolla Gruesvki

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 23:01
Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka theksuar se gjatë vitit 2016 ai kishte iniciuar shkëputjen përfundimisht me Gruevskin dhe regjimin e tij dhe krijimin e qeverisë me LSDM-në, kryesisht për shkak të debllokimit të anëtarësimit të vendit në familjen euro-atlantike.

“Por më vonë e kuptuam se as atëherë dhe as sot, BDI nuk ishte ndarë kurrë me Gruevskin dhe jemi dëshmitarë se e rregulluan gjithë terrenin që ti hiqen gjitha barrierat ligjore dhe ai të mund të kthehet në vend.

Ndërsa njëjtë vepruan edhe me lëndët e njeriut që ishte bashkëfajtor për regjimin 11 vjeçar të Gruevskit, kushëri i tij dhe shef i Shërbimit sekret që përgjoi mbi 20 mijë qytetarë, Sasho Mijallkov”, tha Mexhiti në “Kanal5”.

Mexhiti shtoi se ideja për ndryshimet në Kodin Penal, është e BDI-së për të mbrojtur bizneset e lidershipit të BDI-së me Gruevskin dhe Mijallkovin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat