Mbytet një ari në fshatin Vejcë, kërkohet autori

Maqedonia

Mbytet një ari në fshatin Vejcë, kërkohet autori

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Në rrugën për në fshatin Vejcë mëngjesin e sotëm është gjetur një ari i vogël, i cili ka ngordhur gjatë një aksidenti me një autojmet.

“Në mëngjesin e sotëm në ora 08:25 në numrin 112 një person i punësuar në Parkun Nacional “Mali Sharr” ka lajmëruar se në rrugën lokale për në fshatin Vejcë , rreth 1 km para fshatit, ka ngordhur një ari.

Ai me shumë gjasë është vrarë nga një aksident nga autor i pa njohur”, thonë nga QMK.

Ekip nga MPB-së ka inspektuar vendin e aksidentit dhe trupi i ariut i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për analiza të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat