Krijohet Forumi Ballkanik i Gjyqtarëve Kushtetues: RMV, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi e Turqia firmosën Memorandum

Maqedonia

Krijohet Forumi Ballkanik i Gjyqtarëve Kushtetues: RMV, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi e Turqia firmosën Memorandum

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 17:18
Kryetarët e gjykatave kushtetuese nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Bullgaria dhe Turqia

Kryetarët e gjykatave kushtetuese nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Bullgaria dhe Turqia nënshkruan Memorandum për Mirëkuptim dhe themelim të Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese.

Qëllimi është të ndihmojë në zhvillimin e dialogut të ndërsjellë, shkëmbimin e praktikës kushtetuese, ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe shërbimeve të ekspertëve në fushën e së drejtës kushtetuese, ngritjen e nivelit të komunikimit të gjykatave kushtetuese me opinion publik.

“Mundësia që një qytetar t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të fillojë një procedurë në të cilën do të vendoset për një çështje me rëndësi për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ose për të drejtën e tij individuale, nënkupton njohjen e statusit të tij si anëtar i shoqërisë që ka këndvështrimin dhe qëndrimin e tij ndaj çështjeve me rëndësi shoqërore, por edhe duke i mundësuar të sugjerojë për veprim të gabuar dhe të thirret në përgjegjësi në raste kur i shkelen të drejtat individuale.

Është në fakt një nga mënyrat se si realizohet shteti i së drejtës, mbrojtja e lirive dhe të drejtave, por është edhe rruga e ekzistencës së institucioneve të përgjegjshme dhe transparente që krijohen pikërisht për mirëqenien dhe prosperitetin e individit dhe shoqërisë”, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat