Vazhdoi gjykimi për aksidentin në Llaskarcë, dëshmuan ekspertët që përgatitën superekspertizën

Maqedonia

Vazhdoi gjykimi për aksidentin në Llaskarcë, dëshmuan ekspertët që përgatitën superekspertizën

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Me marrjen në pyetje të ekspertit Ljupço Postolov, pjesë e ekipit që përgatit superekspertizën e komunikacionit, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot ka vazhduar gjykimi për aksidentin e autobusit në afërsi të Llaskarcës, ku humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan.

Në ekipin e ekspertëve që përgatitën superekspertizën e komunikacionit, përveç Postolovit, janë edhe ekspertët Jakup Mamuti dhe Nevzat Zeqiri. Ekzaminimi i superekspertëve të trafikut filloi në maj të këtij viti.

Postolov sot sërish do të merret në pyetje nga avokati Ljupço Micevski, mbrojtës i të akuzuarit të gjashtë – shoferit të autobusit.

Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor 2021 është refuzuar nga fakultetet shtetërore, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme ose nuk kanë qenë kompetent për të. Pas refuzimit të kolegjeve, lënda është dërguar në Byronë e Ekspertizës Mjeko-Ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar për kryerjen e superekspertizës.

Superekspertiza ka arritur në Gjykatën Penale në dhjetor. Më pas ka pasur fillimin formal të procesit, pas së cilës ka filluar dëgjimi i ekspertëve që kanë përgatitur superekspertizën mekanike dhe aktualisht edhe ekspertët që kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit

Të pandehur në rastin e aksidentit në afërsi të Laskarcit, i ndodhur më 13 shkurt 2019, janë Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Gjykimi për aksidentin filloi në shtator të vitit 2019 dhe udhëhiqet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Darko Jakimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat