Ndërpritet komunikacioni në afërsi të Batkova Çeshma, në Dellçevsko

Maqedonia

Ndërpritet komunikacioni në afërsi të Batkova Çeshma, në Dellçevsko

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Për shkak të një aksidenti trafiku në të cilin një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të Batkovës Çeshma, Dellçevsko, është ndërprerë komunikacioni në rrugën Dellçevë – Kamenicë e Maqedonisë – Koçan.

Me intervenim të Emergjencave Mjekësore, një person është lënduar dhe me veturë dhe prezencë të mjekut është dërguar në Spitalin klinik në Shtip.

Policia po kryen kontroll në vendngjarje, ndërsa automjetet po devijohen në rrugë alternative.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa më shumë detaje priten gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat