Parku Kombëtar “Sharr” e mbushur me deponi të vogla

Maqedonia

Parku Kombëtar “Sharr” e mbushur me deponi të vogla

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Edhe pse Park Kombëtar, në Malin Sharr mund të gjesh me dhjetëra mini deponi. Shumica janë në afërsi të fshatrave, ku edhe vetë banorët hedhin mbeturina. Ministria e Mjedisit, Kaja Shukova thotë se pastrimi i deponive në këtë zonë janë para të hedhura kot, sepse të njëjtat vetëm pas disa muajsh përsëri mbushen plot.

“Unë jam gjatë në ministri dhe e di se sa para janë dhënë vite me radhë, të financuar nga Qeveria, bashkësive lokale për të pastruar shumë mini deponi dhe praktika tregon se lokacionin e njëjta njëjtë mbushen me mbeturina. Ajo për mua është s’di si të ju them, e thënë në gjuhën popullore është hedhje e parave dhe nëse nuk mësohemi se atje ku i pastrojmë nuk duhet të hedhim mbeturina, efekti i pastrimit të deponive është minimal.”- deklaroi Kaja Shukova, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Komuna e Tetovës pret që çështjen e deponive nga mali Sharr ta zgjidhë me partnerin e ri privat për grumbullimin e mbeturinave, pasi që partneri i ri ka paraparë që mbeturinat të grumbullohen edhe në fshatrat e malësisë dhe kështu banorët do të kenë ku t’i hedhin.

“Komuna e Tetovës, siç edhe është informuar opinioni, ka zhvilluar një studim fizibiliteti dhe është në procesin e lidhjes me një partner privat për menaxhimin e mbeturinave në të gjithë territorin e Tetovës. Partneri privat do të menaxhojë mbeturinat e qytetit dhe po ashtu ka hartuar edhe plan të detajuar për menaxhimin dhe heqjen e mbeturinave në të gjitha vendbanimet që gravitojnë në Komunën e Tetovës.”-tha Besarta Ramadani, Zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Pastrimi i deponive në malin Sharr ka ngjallur edhe akuza e kundër akuza mes komunës së Tetovës dhe Institucionit të Parkut kombëtar. Komuna ka akuzuar se edhe pse ministria ndau mjete, mbeturinat në Sharr nuk u pastruan. Ndërsa nga Parku Nacional thonë se shumica e fshatrave në Komunën e Tetovës, të Bogovinës dhe të Tearcës nuk mblidhen mbeturinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat