Lloga: Në seancën e ardhshme të qeverisë do të ngrejë temën e ligjit për amnisti

Maqedonia

Lloga: Në seancën e ardhshme të qeverisë do të ngrejë temën e ligjit për amnisti

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga thotë se është i befasuar me vendimin e deputetëve të LSDM-së për të votuar kundër ligjit për amnisti dhe se nuk është informuar pse nuk e kanë votuar që ligji të hyjë në procedurë të shkurtuar parlamentare.

Ai ka bërë të ditur se këtë do ta ngrejë si temë në seancën e rregullt të qeverisë të martën.

“Dilema nëse na duhet apo jo ky ligj, është konsideruar në komisionet vendase kur do të diskutohej nëse do të ishte zgjidhja më e mirë e mundshme apo nëse rrezikohet diçka tjetër”, tha Lloga.

Ai sqaron se paraprakisht ka marrë informacione nga gazetarët të cilët janë informuar nga selia e LSDM-së se nuk do ta përkrahin ligjin.

“Nuk e di nëse kanë pasur rigrupime partiake, por kur shpjegova ligjin, u thashë se do të isha i lumtur ta shihja të kalonte. Në Kuvend i shoh edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët ishin kundër ndryshimeve në Kodit Penal, si Milloshoski, që të nesërmen me avokatë do të kërkojnë që t’i vjetërsohen lëndët”, theksoi Lloga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat