Regjim i posaçëm i trafikut të shtunën dhe të dielën në Shkup

Maqedonia

Regjim i posaçëm i trafikut të shtunën dhe të dielën në Shkup

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Për shkak të festës fetare “Zadushnica”, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa dhe aktivitete për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin e qytetit të Shkupit, kumtoi MPB.

“Me fillim nga ora 06:00 trafiku në drejtim të Varrezave të Qytetit “Butel” do të zhvillohet në një drejtim, përkatësisht të gjitha automjetet do të drejtohen në rr. “E Butelit”, majtas nëpër rr. “Aleksandar Urdarevski”, majtas nëpër rr. “Boca Ivanova” dhe djathtas deri në hyrje në Varrezat e Qytetit “Butel”, kurse për dalje nga Varrezat, djathtas nëpër rr. “Boca Ivanova”, deri në rreth rrotullimin në rr. “E Butelit”, pastaj majtas nëpër rr. “E Butelit” dhe djathtas nëpër rr. “Kemal Sejfulla”, citohet në kumtesën e MPB-së.

Regjim i posaçëm i trafikut do të vendoset edhe në afërsi të Varrezave “Kamnik” dhe “Gjorçe Petrov”.

MPB-ja apelon te qytetarët ti respektojnë urdhëratë të cilat i japin nëpunësit policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat