MPJ e Maqedonisë: Nuk është e vërtetë se Ministria do të shpenzojë mbi 900 mijë euro për veturat me qira

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë: Nuk është e vërtetë se Ministria do të shpenzojë mbi 900 mijë euro për veturat me qira

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:33
MPJ e Maqedonisë

Lidhur me prokurimin e automjeteve për nevojat e delegacioneve të larta që do të mbërrijnë në vend për Këshillin Ministror të OSBE-së ka reaguar MPJ-ja duke theksuar se nuk është e vërtet se MPJ do të shpenzojë mbi 900 mijë euro për veturat me qira.

“Nuk është e vërtetë se Ministria do të shpenzojë mbi 900 mijë euro siç pretendohet në media për marrjen me qira të automjeteve. Bëhet fjalë për marrëveshje kornizë dhe nga ofertuesit kërkohet të përcaktojnë çmimin e qirasë për ditë dhe për automjet. Kjo do të thotë se vetëm pasi të jenë shteruar të gjitha kapacitetet institucionale vendase dhe automjetet në dispozicion, një numër i caktuar i automjeteve të munguara do të merren me qira.

Ministria planifikon intensivisht dhe siguron automjete nga institucionet, por për shkak të standardeve të parashikuara nga OSBE-ja, është e nevojshme që të ketë një opsion rezervë nëse të njëjtat nuk sigurohen. Sipas analizës së deritanishme, gjysma e automjeteve të nevojshme tashmë janë konfirmuar dhe do të sigurohen nga institucionet, që do të thotë se i gjithë buxheti i planifikuar nga Marrëveshja Kornizë nuk do të shpenzohet. Parashikimet janë që nuk do të shpenzohen as gjysma e mjeteve nga korniza financiare.

Çmimet e ofruara janë çmime të përcaktuara nga ofertuesi. Për shkak të disponueshmërisë së ulët të automjeteve me specifikimet e kërkuara në një numër të tillë, pritet probabiliteti që çmimi i tyre të jetë më i lartë në ofertë. Qëllimi ynë është që të sigurojmë sa më shumë automjete nga institucionet dhe për këtë po punohet intensivisht, por është absolutisht e nevojshme që të kemi mbështetjen e një kompanie profesionale për pjesën që do të mungojë. Bëhet fjalë për automjete me karakteristika specifike, pajisje dhe performancë që institucionet nuk i kanë në numër të mjaftueshëm, përveç automjeteve VIP, shoqëruese, minifurgonave dhe autobusëve.

Konferenca Ministrore e OSBE-së është ngjarja më e madhe e politikës së jashtme e organizuar ndonjëherë në vend. Më shumë se 70 delegacione pritet të mbërrijnë në Shkup me rreth 1000 anëtarë të delegacioneve të nivelit më të lartë, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga shumë organizata ndërkombëtare. Mendojmë se është e papranueshme të mos plotësohen standardet dhe të mos përgjigjemi ndaj detyrimeve që dalin nga detyrimet për organizimin e Këshillit Ministror të OSBE-së” thuhet ne kumtesen e MPJ-se.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat