Porosi nga presidenti Pendarovski me rastin e 5 Nëntorit – Ditës botërore të gjuhës rome

Maqedonia

Porosi nga presidenti Pendarovski me rastin e 5 Nëntorit – Ditës botërore të gjuhës rome

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:46
Presidenti Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e 5 nëntorit – Ditës botërore të gjuhës rome, u dërgoi porosi pjesëtarëve të komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Gjuha rome është pjesë e rëndësishme e popullit rom. Ajo paraqet dëshmi për historinë e komunitetit rom dhe kontribuon në ruajtjen e kulturës së tyre unikate e cila me karakteristikat e veta e pasuron thesarin e përgjithshëm kulturor të shtetit tonë.

Në Ditën botërore të gjuhës rome, e theksojmë rëndësinë e kultivimit të gjuhës rome si roje e traditës, folklorit dhe kulturës.

Në atë drejtim, posaçërisht janë të rëndësishme angazhimet dhe përkushtimi ndaj sigurimit të kushteve për mbështetje më të madhe institucionale për mësim, përdorim dhe ruajtje të gjuhës rome. Gëzuar 5 Nëntori – Dita botërore e gjuhës rome”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat