Mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes së fëmijës një vjeçar në Ohër

Maqedonia

Mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes së fëmijës një vjeçar në Ohër

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 20:57
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë në lidhje me vdekjen në Ohër të një fëmije një vjeç dhe njëmbëdhjetë muajsh njoftoi se mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sonte se fëmija është sjellë në spitalin e Ohrit sot në ora 07:12 pa shenja jete.

“Në Repartin e Anestezisë, Reanimacionit dhe Mjekimi Intensiv në ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër, sot në ora 07:12 nga ana e Emergjencës Mjekësore është sjellë pa shenja jete një fëmijë një vjeç e njëmbëdhjetë muaj.

Ekipi i anesteziologjisë filloi menjëherë reanimacionin, por nuk pati sukses. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga mjekësia ligjore”, njoftuan nga Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat