Përmbyset një furgon në rrugën Strumicë-Vallandovë, lëndohen disa persona

Maqedonia

Përmbyset një furgon në rrugën Strumicë-Vallandovë, lëndohen disa persona

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë në një aksident pasi një furgon ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugën Strumicë-Vallandovë, afër motelit “Makedonska Kuqa”.

Lajmin për MPB-në e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, e cila njoftoi se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 06:20.

“Rreth orës 06:20 në Stacionin Policor Strumicë është raportuar se në rrugën rajonale Strumicë-Vallandovë, F.A.(42) nga Strumica, duke drejtuar një furgon me targa regjistrimi të Strumicës, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Në aksident disa persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore Strumicë, ndërsa në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë policia nga SPB-Strumicë dhe një prokuror publik nga Prokuroria Publike Strumicë”, tha Trajanova.

Sipas informacioneve nga prokuroria e Strumicës, në furgon janë transportuar 25 persona, 15 prej të cilëve kanë kërkuar ndihmë në spital.

Nga Spitali i Strumicës theksojnë se ndihmë kanë kërkuar 15 udhëtarë, ndërsa tre prej tyre janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshme dhe monitorim të gjendjes. Pas ndihmës së ofruar, të tjerët janë dërguar në mjekim shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat