Rritjen e pagës mesatare në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Rritjen e pagës mesatare në Maqedoninë e Veriut

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Rritet rroga minimale për K-15, e cila për këtë vit do të jetë së paku 14.000 denarë, sipas llogaritjeve të reja, raporton Biznispro.com.

K-15 rritet me rritjen e pagës mesatare. Sipas përllogaritjeve, kjo shifër merret kur merren parasysh pagat e fundit mesatare mujore të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe kur prej tyre llogaritet e drejta për përfitime të pushimit vjetor prej të paktën 40 për qind.

Pagesa e K-15 apo pagesa për pushime ka filluar ligjërisht nga 1 korriku i këtij viti në të gjitha kompanitë dhe institucionet në vend, pse nuk ka asnjë kompani që lirohet nga pagesa e pagave për pushime për punëtorët.

Afati ligjor deri në të cilin duhet paguar K-15 është 31 dhjetori.

Edhe këtë vit administratorët e K-15 do të marrin 10.000 denarë, ndërsa nga viti i ardhshëm shuma që do t’u paguhet menaxherëve buxhetor do të jetë 30 për qind nga paga mesatare.

Gjobat për K-15 të papaguara janë të larta dhe arrijnë në disa mijëra euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat