Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është kapur duke vozitur në drejtim të kundërt në autostradën Beograd-Nish

Maqedonia

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është kapur duke vozitur në drejtim të kundërt në autostradën Beograd-Nish

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë Rrugore të Serbisë mbrëmë kanë kapur një shtetas maqedonas i cili po lëvizte në drejtim të kundërt në afërsi të Grockës në autostradën Beograd-Nish.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit është ngritur kallëzim për kundërvajtje.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka shpërndarë një video të arrestimit të shoferit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Bëhet me dije se automjeti “Volkswagen Golf” drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut (49). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat